Добавить
Уведомления

Alergji apo Intolerancë ushqimore? Ju tregojmë ku dallohen dhe simptomat

#oranews #alergjite Mjekët vërejnë se vitet e fundit rastet nga alergjitë dhe intoleranca ushqimore janë rritur ndjeshëm. Shkaqet mund të jenë gjenetike por lidhen edhe me faktorë të jashtëm, një ndër to ndotja ushqimore. Gentjana Dedej: "Vërejmë rritje të fenomenit të alergjive dhe intolerancxës në të gjitha grupmoshat për shkak të ndotjes ushqimore, futjes së produkteve që quhen aditivë ushqimorë, substance që përpunojnë ushqime jo natyrale bio." Shpesh herë është e vështirë të dallohet alergjia ushqimore nga intoleranca. Alergjia zakonisht shfaqet papritur ndërsa intoleranca gradualisht. Mjekja Gentjana Dedej shpjegon specifikat e secilës. Gentjana Dedej: Kur flasim për alergji ushqimore flasim për çrregullim imuniteti. Në këtë rast organizmi i pacientit nuk e njeh ushqimin proteinën si gjë normale por bakterie ose virus. Edhe simptomat janë të ndryshme, por të dyja mund të shkaktojnë komplikacione nëse nuk u kushtohet rëndësi. Gentjana Dedej: Në rastin e intolerancës ushqimore mekanizmi është krejtësisht i ndryshëm. Është mungesa e enzimave përkatëse që bëjnë përpunimin dhe metabolizimin e produktit ushqimor. Por cilat janë ushqimet që shkaktojnë alergjinë? Gentjana Dedej: Mund të jenë format e skuqjes së lëkurës, ndonjëherë të shoqëruara me urtikarie. Mund të komplikohen me çrregullime në formën e frymëmarrjes. Një alergji ushqimore mund të çojë deri në shok anafilaktik. Në rastin e një intolerance ushqimore fenomenet bazë janë gaztrointensionale, me të vjedha, fryrje barku e diare Sa i përket intolerancës ajo mund të jetë vetëm në dy lloje. Gentjana Dedej: Janë proteinat e forta, veza, frutat e thata produktet e detit. Intoleranca ushqimore janë intolerance nga laktoza dhe intoleranca nga gluteni. Mjekët thonë se alergjia nga ushqimet mund të trajtohet dhe në disa raste ushqimi që shkakton problem mund të hiqet nga dieta e pacientit për disa javë apo muaj ndërsa intoleranca nuk mund të trajtohet. Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal. Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shendetesi/alergji-apo-intolerance-ushqimore-ju-tregojme-ku-dallohen-dhe-simptom-i1067674 Follow Televizionin Ora News Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram https://www.instagram.com/oranewstv/ Twitter https://twitter.com/OraNewsRTV

Иконка канала Cat Lovers Channel
4 подписчика
12+
16 просмотров
2 года назад

, чтобы оставлять комментарии